Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën 36-vjeçari

Shqipëria

Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën 36-vjeçari

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Valiasit në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:50, në Valias, ku mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat