Një tjetër murale stolis Tiranën, Veliaj ndan pamjet

Shqipëria

Një tjetër murale stolis Tiranën, Veliaj ndan pamjet

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 10:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një astronaut, është muralja më e re e stolisur në fasadën e një pallati në kryeqytet si pjesë e projektit ‘Mural Fest’ në Tiranë.

Pamjet e veprës së përfunduar i ka ndarë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në rrjete sociale.

Një tjetër murale zbukuron Tiranën”, shkruan Veliaj krahas videos.

Në edicionin e gjashtë, 14 murale të reja janë pikturuar për publikun duke i dhënë qytetit më shumë kulturë, dritë dhe ngjyra në ambientet e ndërtesave ku po vendosen. ‘Mural Fest’ organizohet nga Dekor Tirana dhe është kuruar nga artisti i njohur Helidon Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat