Vrau 33-vjeçarin Valter Fjerza me armë zjarri në bashkëpunim me vëllezërit, arrestohet pas një viti në kërkim autori

Shqipëria

Vrau 33-vjeçarin Valter Fjerza me armë zjarri në bashkëpunim me vëllezërit, arrestohet pas një viti në kërkim autori

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Policia ka vendosur në pranga një 21-vjeçar si autor i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fjerza, krim i ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Në pranga ka rënë i riu Luçian Mhilli, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij Klodian e Paolo Mhilli, të arrestuar më parë nga policia, vranë Valter Fjerzën pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali.

Ndaj 21-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu më 8 shtator u arrestua edhe 39-vjeçari Enton Dushaj, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit me iniciale A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë.

Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja

Valter Fjerza, 33-vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij.

I riu po shkonte me makine në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.

Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë.

Duket se ky ishte një konflikt i hershëm mes tyre, ç’ka percepitoi në një sherr me tone të larta në lokal. 24-vjecari kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me Kol Fierzën.

Ndërsa viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai shkoi në ambientet e jashme të lokalit pasi mësoi se vëllai ndodhej vetëm përballë 5 djemve të moshës nga 20 deri në 38 vjec, të cilët ishin të armatosur.

Sapo ka parë Valterin të zbriste nga furoristrada, 24-vjecari Klodian Mhilli ka qëlluar me automatik drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i pajetë i 33-vjecarit u gjet nga policia jashtë makinës, ndërsa autori dhe 4 të tjerët u arratisën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat