Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje.
Blutë njoftojnë se i riu ishte shpallur në kërkim pasi ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se me datë 04.09.2024, ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.