I vodhi bizhuteri dhe para motrës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Shqipëria

I vodhi bizhuteri dhe para motrës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje.

Blutë njoftojnë se i riu ishte shpallur në kërkim pasi  ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se me datë 04.09.2024, ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat