Juristi Ylli Manjani përmes një statusi në rrjetet sociale ka irozniuar idenë e krijimit të një “shteti Bektashi” në vendin tonë.
Sipas Manjanit, Rama nga shtet brenda shtetit, e katandisi në jetimore qendrën e besimit Bektashi.
“Ata janë jetimë si komunitet..”
Ja e shihni sa serioz është?!
Nga shtet brenda shtetit, tani e katandisi në jetimore qendren e besimit bektashi.
Sa më shumë flet për këtë budallëk aq më shumë budallëqe nxjerr.
Po shih të çosh ndonjë fond tek jetimoret e vërteta, o derzi se janë në ditë të hallit! Shih të bësh edhe ndonjë azil për të qenë se skanë ku të lenë pleqtë njerëzia.
Lëre në qetësinë e vet Kryegjyshatën dhe besimin Bektashi”, shkruan Manjani.