“Shteti Bektashi”/ Ironia e Manjanit për Ramën: E katandise në jetimore!

Shqipëria

“Shteti Bektashi”/ Ironia e Manjanit për Ramën: E katandise në jetimore!

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:31
Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani përmes një statusi në rrjetet sociale ka irozniuar idenë e krijimit të një “shteti Bektashi” në vendin tonë.

Sipas Manjanit, Rama nga shtet brenda shtetit, e katandisi në jetimore qendrën e besimit Bektashi.

“Ata janë jetimë si komunitet..”

Ja e shihni sa serioz është?!

Nga shtet brenda shtetit, tani e katandisi në jetimore qendren e besimit bektashi. 

Sa më shumë flet për këtë budallëk aq më shumë budallëqe nxjerr.

Po shih të çosh ndonjë fond tek jetimoret e vërteta, o derzi se janë në ditë të hallit! Shih të bësh edhe ndonjë azil për të qenë se skanë ku të lenë pleqtë njerëzia.

Lëre në qetësinë e vet Kryegjyshatën dhe besimin Bektashi”, shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat