Myftiu i Korçës kundër shtetit bektashi, Ledian Çikalleshi: Presim sqarime

Shqipëria

Myftiu i Korçës kundër shtetit bektashi, Ledian Çikalleshi: Presim sqarime

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 15:10
Ledian Çikalleshi

Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi e ka konsideruar kërcënim të harmonisë fetare planin për ndërtimin e shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.

Diferencimi i njërit prej komuniteteve fetare në Shqipëri sipas kreut të komunitetit mysliman të Korçës është shqetësues dhe gjithsesi ai pohon se janë në pritje të sqarimeve nga kryeministri Rama për të parë më tej sesi do të veprojnë

“Nëse flasim për meritat, ka ai që ka numrin më të madh pra mazhoritar të besimtarëve që është KMSH. Por ne nuk e kemi parë në këtë formë, as e kemi përcjellë në këtë formë, që të themi është merita jonë, por është meritë e të gjithë komuniteteve fetare, sepse nuk mundet që formula të funksionojë ndryshe. E parë në këtë aspekt, edhe komuniteti bektashi është si komunitetet e tjera fetare, që funksionimin e tij e ka brenda vendit tonë.

Pjesa e komunitetit bektashian në Shqipëri funksionon vetëm për besimtarët shqiptarë, pra nuk njihet në Turqi, apo në Siri, Iran etj. Nuk shihet Shqipëria si kryeqendra e bektashizmit sepse në vetë sistemin bektashi nuk ka një sistem si ai katolik ku është sistemi i Papatit, që janë të lidhur me një lider shpirtëror. Bektashizmi nuk është i tillë, prandaj ti japim një komuniteti fetar diçka më shumë seç e meriton, normalisht do bëhet diferencim dhe kjo do sjellë pakënaqësi në komunitetet e tjera. Këtë e përcjellim si shqetësim që do dëmtojë harmoninë dhe tolerancën ndërfetare mes nesh.

Ne jemi në pritje të ardhjes së kryeministrit, që të sqarojë idenë e tij nëse kjo ide do mbetet vetëm ide apo do ketë hapa të mëtejshëm.

Normalisht do i shpjegohet opinionit publik dhe ne institucioneve përkatëse, ne kemi reaguar që është një ide e gabuar të cilën edhe pjesa e juristëve thonë që është diçka e pamundur sepse cenon mjaft nene të kushtetutës.

Ne do bëjmë punën tonë, do e përcjellim si shqetësim pastaj sesi do vazhdojë jemi në pritje. Përveç deklaratës në OKB apo tek New York Times, s’kemi parë diçka më tutje. Do presim dhe do reagojmë”, shprehet Çikalleshi.

Deklarata e kreut të qeverisë për krijimin e një shteti të ri brenda Shqipërisë ka shkaktuar jo pak reagime në opinionin publik përfshirë edhe reagimin e komuniteteve të tjera fetare të cilat e konsiderojnë kërcënim të bashkëjetesës së tyre në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat