Shteti bektashi, Artan Hoxha: Ky është shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit

Shqipëria

Shteti bektashi, Artan Hoxha: Ky është shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:57
Artan Hoxha

Artan Hoxha, gazetar i njohur nga Shqipëria, ka komentuar idenë e shtetit bektashi në Tiranë, një ide e hedhur në publik nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Sipas Hoxhës, një nismë e tillë nuk është e bektashinjve. Në një emision, Hoxha ka treguar disa fakte interesante për kontributin e bektashinjve në themelimin e shtetit të Shqipërisë, duke përmendur vëllezërit Frashëri.

“Një gjë duhet ta ndajmë qartë. Kjo që po ndodh, nuk është një nismë e bektashinjve…Bektashinjtë në këtë vend, kanë kontribuar, kanë derdhur gjak, kanë heronjtë e tyre…Rilindja shqiptare ka pasur figurat më të mëdha që vijnë nga ky tarikat…” – tha ai.

Tutje, Hoxha vlerësoi se shteti i propozuar është “shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit”.

“Nuk e kanë kërkuar këtë gjë bektashinjtë, nuk është kërkesë e tyre. Bektashinjtë kanë themeluar, kanë ndihmuar, kanë sakrifikuar për themelimin e shtetit shqiptar. Bektashinjtë janë në shtetin e tyre, Shqipërinë, nuk kanë kërkuar themelimin e shteti tjetër. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër mbas Rama, se s’është vetëm Rama…Nuk është shteti i Baba Mondit, ndaje këtë gjë, leje babain në hallin e tij, ky është shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit” – ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat