Gara për Kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi: Po garojnë ata që u veshën me fustan, drejtorët emërohen nga burgu 313

Shqipëria

Gara për Kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi: Po garojnë ata që u veshën me fustan, drejtorët emërohen nga burgu 313

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 20:30
Shemsi Prençi

Shemsi Prençi, një prej kandidatëve të skualifikuar nga gara për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tha në rubrikën “Opinion” në News24, se sipas SPAK dhe GJKKO kanë dalë zyrtarë të Policisë, gjyqtarë e prokurorë, sikundër edhe gazetarë, në komunikimet e Sky.

Prençi tha se hyri në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë referuar ligjit të ri. “Jam dorëhequr nga detyra e Drejtorit të Policisë së Dibrës, pra nuk jam liruar nga detyra.

Unë kam gradën Drejtues i Parë dhe kam zbatuar ligjin dhe jo urdhërat e politikës”, tha Prençi.

Ai u shpreh se një pjesë e mirë e oficerëve që garojnë sot për postet drejtuese në 1997 janë veshur me fustan.

“Ata që kanë braktisur detyrën e Kryepolicit sot garojnë për postet drejtuese”, tha Prençi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat