Spiropali takim me institucionet e pavarura: Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian

Shqipëria

Spiropali takim me institucionet e pavarura: Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:08
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve të pavarura.

Spiropali tha se është dyfishuar buxheti për drejtësinë dhe është shtuar stafi që shërben në institucionet e drejtësisë. Ajo shtoi se Shqipëria sot është në një tjetër stad të zhvillimit dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë të marrin një shërbim europian.

Elisa Spiropali: Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë. Rekrutimet në drejtësi janë bërë dhe do të bëhen me meritokraci. Duhet të mbrojmë viktimat e dhunës, kryesisht gratë dhe fëmijët. Ne dëshirojmë që reformat që bëhen në institucionet tona të jenë të frytshme.

Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat