Një 69-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Sipas një njoftimi zyrtar nga policia e Fierit, N. M., 69 vjeç, rezulton banues në Fier.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin: N M., 69 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.