Partia Demokratike do të mbajë mbledhje urgjente në seli.
Kjo në lidhje me vendimin që u mor pak më parë nga Gjykata e Apelit për Ervin Salianji.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.
Mësohet se mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe pjesë e mbledhjes do të jetë i gjithë grupi.