Nga ky moment Ervin Salianji humb mandatin e deputetit. Sipas nenit 71.1 të kushtetutës, deputeti e humb mandatin e tij kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
Ndërkohë sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën 5 vite
“Automatikisht i rrëzohet mandati i deputetit dhe rrjedhimisht të ekzekutohet vendimi. Salianji nuk mund të garojë sepse ndalohet nga ligji i dekriminalizimit.
Ky dënim e përjashton atë të marrë pjesë për pesë vite në funksione publike.”, raportoi gazetari Ermal Vija.