Dënimi i Salianjit, Bumçi sulmon Ramën: Ky regjim ka si qëllim të mbjellë terror, në Shqipëri është instaluar diktatura

Shqipëria

Dënimi i Salianjit, Bumçi sulmon Ramën: Ky regjim ka si qëllim të mbjellë terror, në Shqipëri është instaluar diktatura

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 17:17
Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi

Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi i ftuar në një program televiziv është shprehur se sot ëhstë një ditë e zezë për demokracinë dhe është instaluar diktatura e Edi Ramës.

Bumçi ka theksuar se ky regjim ka qëllim të mbjellë terror me arrestimin e kreut të opozitës, me dënimin me burgim për Salianjin, me arrestimin e kryebashkiakëve të opozitës

“Ka vetëm një mënyrë se si mund të gjykohet, kjo është një sulm i Ramës dhe një vendosje e regjimit të Edi Ramës në ët gjitha format. Duhet të jesh i verbër që të mos shikosh që në Shqipëri nuk ka më as shtet ligjor, as kushtetutë dhe ky është shteti i Ramës.

Opozita ka vetëm një çështje që duhet ta zgjidhe që është çfarë do të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë për të larguar Ramën nga pushteti.

Nuk ka më nevojë për shembuj, gjithë këtyre viteve kemi parë një sulm i të gjitha formave dhe korruptim i të gjithë sistemit të drejtësisë në vend. nga marrja e logos dhe vulës dhe prej një viti kanë arrestuar pa akuzë liderin e opozitës shqiptare. Ky është një sulm për të asgjësuar opozitën.

Kandidati i opozitës fitojë zgjedhjet në Himarë dhe nuk u lejua të betohej pasi të gjitha gjykatat u dorëzuan përpara Ramës. Sot u dënua një nga deputetë më aktiv të opozitës për kallëzim publik të rremë. Vëllai i Fatmir Xhafës vuan burgun në Itali, opozita këtë punë ka të denoncojë, por për  më tepër ai shkoi dhe vuan burgun sot në Itali dhe nuk është kallëzim i rremë.

Ky regjim ka qëllim të mbjellë terror me arrestimin e kreut të opozitës, me dënimin me burgim për Salianjin, me arrestimin e kryebashkiakëve të opozitës. Nuk mund të ketë asgjë tjetër përveç rrëzimit të Ramës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat