Pse Erdogan nuk e 'bëri lanet' Edi Ramën pas shpalljes së shtetit bektashi!

Shqipëria

Pse Erdogan nuk e 'bëri lanet' Edi Ramën pas shpalljes së shtetit bektashi!

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 19:46
Edi Rama dhe Erdogan

Heqja e Kryegjyshatës Botërore nga duart e Erdogan, i cili e ka kërkuar prej vitesh, duket është kryer nga të mëdhenjtë. SHBA e para, e më pas Izraeli. Dhe këtë e kemi parë prej kohësh, një marrëdhënie të ngushtë të Baba Mondit me aleatët perëndimorë të Shqipërisë.

Pas kësaj pritej një reagim i ashpër i qeverisë turke, siç ka ndodhur edhe me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, i cili e akuzoi si kreun e KMSH, por edhe Baba Mondin si një bashkëpunëtorë të “Izraelit gjakatar”.

Në këto kushte pritej që Erdogan të merrte 'drurin' e madh e ti binte në kokë sanxhakbeut të arnautllëkut, në takimin e bërë në suazat e OKB-së.

Por kjo duket se nuk ndodhi. Pasi si Erdogani, ashtu edhe shteti që përfaqëson janë të pajisur me aq përvojë sa të kuptojnë se një inat, mund të sjellë një favor. E për të mos humbur kohë, Erdogan ka dalë direkt në temë, e siç mësohet, ka kërkuar një status, apo një marrëveshje të qeverisë shqiptare me organizatën që do të menaxhojë xhaminë e madhe të Tiranës, të ndërtuar nga Turqia.

Praktikisht jemi në kërkesën e një ngritje të një kulti tjetër fetar. I cili do të jetë thuajse me të njëjtin status të Komunitetit Musliman Shqiptar, por do të kamuflohet në formën e një urdhëri, ngjashëm me atë që Edi Rama kërkon për shtetin bektashi.

Urdhër, i cili është hapur një konkurrencë direkt me KMSH-në, i cili sapo ka siguruar mbështetjen e madhe nga Egjipti dhe Arabia Saudite. Pra efekti domino sapo ka nisur.

Nga një KMSH me shumë rryma, gjasat janë që korrentet të kthehen në parti politike të veshura me xhype, që qendrat gravitacionale i kanë jashtë shtetit.

Në takimin e Ramës me Erdogan kanë marrë pjesë edhe dy nga njerëzit më të rëndësishëm të tij si Hakan Fidan e Ibrahim Kalin, që kanë profilizuar natyrën e të ashtuquajturit fondacion, por që duhet të firmosë një marrëveshje ekskluzive me qeverinë shqiptare. Pra prona vakëf e xhamisë së Tiranës, nuk do t’I shkojë KMSH-së por fondacionit, i cili do të ketë mundësinë që të krijojë e ndërtojë edhe objekte kulti, shkolla, mejtepe e medrese paralele me ato të njohura nga komuniteti musliman.

Pra jemi në një realitet tashmë të imponuar. E sipas të gjitha gjasave aleatët kanë nxitur për të shpëtuar të vetmin ishull islamik shqiptar, pasi Rama ka lejuar një organizëm tjetër, që është realisht një 'kalë troje'.

Pra me fjalë të tjera, rasti Baba Mondi është thuajse homolog i rastit Beleri, ku më shumë se Shqipëria përfitoi Micotaqisi.

Edhe në këtë rast, krijimi i shtetit bektashi, nëse realizohet duket më shumë si imperativ, për të ndaluar ekspansionin e të ashtuquajturit fondacion të Erdoganit që do të jetë jo fuqia më e madhe në xhemat, por edhe ndoshta pronari më i madh i vakëfit. Sidomos tani që ka në dorë muftiun e Tiranës.

E kjo është realisht problemi më i madh, të cilin Rama e ka lënë të majiset deri në ekstrem, për ta hapur sot e të marrë rolin e viktimës. Por që në fakt është e kundërta, është sanxhakbeu i Sulltanit të Ankarasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat