U dënua me një vit burg, Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Shqipëria

U dënua me një vit burg, Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 20:11
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.

Në këtë mbledhje PD do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik. Ndërkohë, të premten (27 shtator) pritet që të mlidhen sërish deputetët demokratë, ku pritet të vendosen kushtëzimi i raporteve me Kuvendin.

Kujtojmë se gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg Saliajin, për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Salianji u shpreh pas daljes nga Gjykata e Apelit sot, se pavarësisht ketij vendimi, fushatën do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ”do ta bej nga burgu”.

“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.

Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.

E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat