Deputeti Bledjon Nallbati ka reaguar lidhur me vendimin e Apelit, që dënon me 1 vit burg ligjvënësin demokrat, Ervin Salianji.
Nallbati tha se vendimi i sotëm ndaj deputetit Salianji nuk është gjë tjetër veçse rikthimi ne fuqi i dënimit për Agjitacion dhe Propagandë.
“Ky është një mesazh i qartë për çdo shqiptar. Kush shan Qeverinë shkon në burg.
Kush guxon të denoncoje vjedhjen, abuzimin, korupsionin, krimin qeveritar, përfshirjen e anëtarëve të qeverisë apo familjarëve të tyre në krimin e organizuar shkon në burg.
Me këtë vendim çdo shqiptari përfshirë këtu: Politikanë, Intelektualë, Gazetarë, Shoqëri Civile, apo Qytetarë ju është thënë se po folët kundër Partisë Shtet e pret burgu”, shprehet Nallbati.