Balliu: Të dënosh dikë për kallëzim të rremë kur s’ka pasur kallëzim, ndodh në një narko-shtet. Drejtësia është kthyer në aset për të mbajtur pushtetin

Shqipëria

Balliu: Të dënosh dikë për kallëzim të rremë kur s’ka pasur kallëzim, ndodh në një narko-shtet. Drejtësia është kthyer në aset për të mbajtur pushtetin

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:49
Klevis Balliu

Gjykata e Apelit dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”.

Lidhur me këtë ngjarje, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se ky vendim është një vazhdimësi e vendimeve politike që jep gjykata, që është kthyer në një aset për të mbajtur pushtetin dhe për të dënuar këdo që cenon pushtetin.

“Në këto 30 vite të demokracisë kanë ndodhur shumë ngjarje, por të dënosh dikë për kallëzim të rremë në një kohë që nuk ka pasur kallëzim është thjesht një dënim politik.

Dhe kjo është ajo çfarë ndodh kur ne si shoqëri mbyllim sytë ndaj asaj çfarë po ndodh, ku një qeveri e ka shndërruar vendin në një narko-shtet.

Kur arrestohet lideri i opozitës arrestohet shpresa për ndryshim, arrestohet liria”, theksoi ndër të tjera Klevis Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat