Bushati reagon për dënimin me burg të Salianjit: Ky është fundi!

Shqipëria

Bushati reagon për dënimin me burg të Salianjit: Ky është fundi!

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:04
Andi Bushati dhe Ervin Salianji.

Andi Bushati thotë se jemi në “shtetin e Pinoçetit”, pas vendimin me burg ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. 

Bushati, i ftuar në një program televiziv,  bëri një paralele me çështjen Beleri, duke i quajtur të dyja si procese të montuara ku drejtësia ka shërbyer si hanxhar i pushtetit për të goditur opozitën. 

“Kuptova një gjë të thjeshtë, mbaj mend kryeministrin Rama dhe Fatmir Xhafën që na kanë thënë publikisht, do ta japim prova nga një agjenci prestigjioze ndërkombëtare, që përgjimi është i manipuluar. E çuan në Itali dhe në një laborator privat në Angli, zero me xhufkë. E panë dhe thanë nuk mund të japim mendim për këtë material. Nëse kjo do të ishte e manipuluar, pse duhet të gënjenin Rama dhe Fatmir Xhafa?

Pse Rama me Xhafën duhet të shpiknin një bashkëpunëtor të paguar nga policia, të markuar nga drejtori dhe nëndrejtori i policisë së Fierit, për të thënë jam unë aktori që kam luajtur zërin e Agron Xhafës? Pra, ç’nevojë kishte kjo përpjekje nëse gjëja do të kishte qenë zero me xhufkë?

Unë vij te konkluzioni, që kam folur edhe te Beleri, kemi kaluar në një shtet dhe drejtësi, lapangjozët e drejtësisë së re, po bëhen noterët e manipulimeve të policisë politike.

Policia rekruton dëshmitar, e çon në gjykatë dhe gjykata të vë prangat. Ky është shteti i Pinoçetit. Ky është fundi!

Ku bashkohet tjetër Beleri me Salianji? Opozita e shkretë gjashtë bashki i lanë, dy nga protagonistët e fitores janë të arrestuar. Ata mund të vijnë këtu të shpikin dëshmitarë, dhe na marrin edhe ne”, tha Bushati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat