Pas dënimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit për kallëzim të rremë, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka ardhur në një program televiziv pasi ende nuk është ekzekutuar vendimi për ta dërguar në qeli.
Salianji u shpreh se ai është dënuar mbi bazën e dëshmive të Fredi Alizotit. Ky i fundit është personi që pretendohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babalja).
Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj tre zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të policisë, se kanë paguar Fredi Alizotin dhe se ky i fundit është kontigjent policie.
“Fredi Alizoti, personazhi mbi dëshminë e të cilit unë jam dënuar sot, unë nuk i kam njohur kurrë as para as pas tani Fredi Alizotin, s’kam pasur kurrë takim. Të gjitha përgjimet tregojnë që Fredi Alizoti është paguar nga Ardi Veliu ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nga drejtori i Policisë Fier dhe Andon Marko ish-zv/drejtor i Policisë Fier, të tre këta i çojnë lekë. Ishte rekrutuar sepse ishte kontigjent i policisë, kishte 6 dënime.
Babalja ka qenë në PD me gazetarin Jetmir Olldashi. Kërkuan që nëse bëhet një investigim a do kishte mbështetje nga PD. Kanë kërkuar a do të kishte mbrojtje dhe denoncim nga PD. Nuk e kam njohur asnjëherë më parë Albert Veliun. Asnjë njeri i rrethit tim nuk e ka njohur kurrë. Përgjimin nuk e kanë sjellë te unë në fillim ata. Më thanë që do kemi një denoncim, tha jam në mllef me Agron Xhafajn për shkak se kur kam rënë në burg më ka lënë dhe ka braktisur dhe dua që t’i bëj këtë gjë. Këta kanë shkuar kanë gjetur drogë nëpër pleq, kanë gjetur drogë aty që ishte sheshit. Ditën që ka dalë ky denoncim Agron Xhafaj ka shkuar në burg.
Ka dalë Edi Rama ka thënë kam akt ekspertimin. E çuan te laboratori shtetëror në Itali, nuk ja u pranoi sepse zëri i marrë i Agron Xhafajt nuk ishte marrë në formën e duhur. Shkuan në një laborator privat anglez. Dëshmia e Fredi Alizotit është marrë parasysh, 3 dëshmitë tona nuk merren parasysh”, u shpreh Ervin Salianji.