Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme se do të zhvillojë një protestë në datën më 6 tetor.
Ky vendim i demokratëve vjen pas diskutimeve të për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin Ervin Salianji.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime të shumta për hapat e ardhshëm të opozitës.
Kjo mbledhje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.