Një denoncim i bërë gjatë natës të së enjtes në Policinë e Beratit për humbjen e një të moshuari, ka ngritur në këmbë efektivët e Policisë së qytetit.
Grupe të sektorit të qarkullimit rrugor dhe Patrullave të Përgjithshme, kanë kontrolluar të gjithë territorin ku mendohej se 92-vjeçari ishte parë për herë të fundit dhe e kanë gjetur atë në ujërat e lumit Osum, duke u mbytur, shkruan Euronews.al.
Menjëherë janë organizuar në grupe efektivët e policisë, të cilët të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur të moshuarin që ishte në mes të rrymës, ku më pas është bërë e mundur nxjerrja e tij nga lumi.
Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjes nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.