Nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Shqipëria

Nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 10:17
Ilustrim

Pas nënshkrimit të kontratave ka nisur zyrtarisht puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Aktualisht firmat kontraktore kanë punuar në ngritjen e kantierit dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale për menaxhimin e trafikut, ndërkohë që punimet e para janë përqëndruar në heqjen e pemëve.

Sipas drejtuesit të punimeve të një prej firmave kontraktore, në këtë fazë nuk parashikohet devijimi i trafikut.

“Do vazhdojmë me heqjen e pemëve, bimësisë, normalisht me suportin e Bashkisë së Tiranës, si dhe me kasonetën dhe gërmimet masive. Aktualisht do të jetë sensi lëviziës siç është. Thjesht do të punohet me lulishtet, pastaj në fazë tjetër, pasi është rehabilituar zgjerimi besoj do të ketë devijime provizore të trafikut”, – thotë drejtuesi i punimeve, Florjan Dushaj.

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës në 5 kilometrat e parë të saj janë ndarë në 2 lote të ndryshme, ndërkohë që mbikalimi i Kasharit apo siç njihet ndryshe kthesa e Rinasit do të jetë pika fundore për zgjerimin e kësaj autostrade në këtë fazë punimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat