Ervin Salianji vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.
Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.
Mësohet se ai do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit, ku më herët kanë qenë të dënuar edhe figurat të tjera politike si Fredi Beleri dhe Saimir Tahiri.
Salianji pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjykatat e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.
Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audiopërgjim ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.
Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit mes të cilëve Fredi Alizotin që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun e njohur ndryshe si Babalja, gazetarin Jetmir Olldashin si dhe deputetin Ervin Salianjin.