Kryetarja e Kuvendit ka anuluar Konferencën e Kryetarëve pasi Grupi i PD paralajmëroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancen në Kuvendin e Shqipërisë.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Bazuar në Urdhërin nr. 66, datë 27.9.2024 të Kryetares së Kuvendit,
Ju bëj me dije anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të përcaktuar për tu zhvilluar ditën e hënë datë 30 shtator 2024, ora 12.30, kjo mbledhje do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.