“S’mund t’i vë në diskutim punët e drejtësisë”, Rama: Nuk i komentoj kur s’janë të formës së prerë, por kur drejtësia bën drejtësi s’më ndalon askush që…

Shqipëria

“S’mund t’i vë në diskutim punët e drejtësisë”, Rama: Nuk i komentoj kur s’janë të formës së prerë, por kur drejtësia bën drejtësi s’më ndalon askush që…

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 20:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave ndaj tij pas reagimit mbi dënimin e deputetit Ervin Salianji.

Reagimi i kryeministrit shkaktoi debate të shumta në rrjet dhe në studiot televizive një ditë më parë, ku kreu i qeverisë e konsideronte të ligjshëm vendimin e Apelit për ta dënuar me 1 vit burg deputetin.

Ai thekson se nuk i vë në diskutim vendimet e organeve të drejtësisë dhe nuk i komenton kur ato nuk janë të formës së prerë, por “kur janë të formës së prerë nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim”.

“Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv. Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund”, shkruhet në reagimin e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat