Shteti bektashi, ish-diplomati Nesho zbardh prapaskenat e bujshme

Shqipëria

Shteti bektashi, ish-diplomati Nesho zbardh prapaskenat e bujshme

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 22:50
Agim Nesho, Edi Rama dhe Baba Mondi

“Shteti Bektashi” është diskutuar në një program televiziv ndërsa në panelin e të ftuarve ishin Agim Nesho, Hektor Ruci dhe Idaver Sherifi.

A është Izraeli i interesuar për krijimin e “Shtetit Bektashi” dhe nëse po, a do i dalë për Zot dhe të pohojë publikisht?

Por si u vu në lëvizje New York Times, medias amerikane që njoftoi krijimin e “Shtetit Bektashi” në Shqipëri?

Ish-ambasadori Agim Nesho tha se Kryeministri Edi Rama është njeriu që priret për të bërë ndryshime, ka atë delirin e madhështisë, sikundër ka treguar se ka qejf që të bëjë gjëra të tilla, sikundër ndodhi me atë nismën e “Open Balkan”.

“Nga retorika e Kryeministrit Rama ai flet për islamin e moderuar. Të gjithë fetë në Shqipëri kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë për interesin kombëtar, Kryeministri del dhe bën diferencime. Cilado qofshin interesat e Izraelit, unë jam pro-izraelit, por unë jam me interesat e Shqipërisë. Madje edhe kur ato janë interesa amerikane, ne e kemi aleatin apo partnerin kryesor, por duhet të shikojmë interesat e Shqipërisë”, tha Nesho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat