Salianji në burg për 1-vit, Manjani: Dënimi pa ligj forma më brutale e ndëshkimit

Shqipëria

Salianji në burg për 1-vit, Manjani: Dënimi pa ligj forma më brutale e ndëshkimit

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 22:54
Ylli Manjani

I ftuar në një intervistë televizive, juristi Ylli Manjani ka folur në lidhje me dënimin e politikanit opozitar Ervin Salianji.

Manjani theksoi se ky është një rast i jashtëzakonshëm, i paprecedentë dhe që nuk i ngjan as rastit Berisha, asnjë rasti tjetër. Këtu, sipas Manjanit, po flasim për dënim pa ligj, dhe duhet kuptuar kjo gjë sepse kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në rastin e Salianjit.

Juristi gjithashtu u shpreh se ndëshkimi pa ligj, si në këtë rast, është forma më brutale e ndëshkimit të njerëzve.

“Çështja e Ervin Salianjit është një çështje që ka të bëjë më antikushtetueshërinë e thellë të shtetit shqiptar në çastin që flasim.

Ky është një rast i jashtëzakonshëm, i paprecedentë që nuk i ngjan as rastit Berisha, asnjë rasti tjetër. Këtu po flasim për dënim pa ligj,duhet kuptuar kjo gjë sepse kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në rastin e Salianjit.

Nuk ekziston një ligj penal që të dënojë njerëz për kallëzime publike, nuk ekziston termi legal kallëzim publik, nuk ka ligj për këtë gjë.

Është sajesë e bërë me shume sforco, në interpretim tërësisht të sforcuar nga trupa gjyqësore që janë marrë me këtë çështje.

Dua t’ju them me siguri absolute dhe me sigurinë që besoj e përfaqësojnë edhe të gjithë juristët mendjeshëndetshëm në këtë vend, ka edhe qokaxhinj, ka dhe matufë pafund, matufë që i kanë shërbyer regjimeve që nga koha e Enver Hoxhës.

Unë po ju them me bindje të plotë profesionale , dhe jo vetëm timen pot ë gjithë mendimit juridik të shëndetshëm në këtë vend edhe të të gjithë praktikave botërore mbi këtë çështje që ndalimi i dënimit pa ligj është thelbi i garancisë së shtetit juridik.

Ky është mesazhi i antishtetit ligjor, shteti ligjor nuk ekziston dhe nuk ka më kuptim nëqoftëse pranojmë që dënimi pa ligj është standart atëherë nuk na duhet më ligji. Është forma më brutale e ndëshkimit të njerëzve, ndëshkimi pa ligj.”– u shpreh Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat