David J. Kostelancik i nominuar nga presidenti Biden për ambasador në Shqipëri duhet të presë edhe për një kohë të pacaktuar për të marrë miratimin nga senati i SHBA.
Në senatin amerikan dy ditë më parë Jeanne Shahën Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidature duke thënë se eksperienca e tij 35 vjecare e bën Kostelancik kandidatin e duhur per të shërbyer si përfaqësuesi i SHBA- ve në Shqipëri.
Senatorja Amerikane shtoi se ndërsa Kina dhe Rusia kanë Ambasadore në Shqipëri atëherë Senati nuk duhet te vonoje për të vepruar.
Mocioni mbështetës i Jeanne Shahëne u hodh poshtë nga Senatori i Utah Mike Le i cili tha se Zoti David Kostelancik nuk mund te përfaqesojë Shtetet e Bashkuara në një mision Diplomatik pëer shkak te eksperiencës së tij në Hungari. Le akuzoi Kostelancik se ishte pëerfshire në politikën Hungareze duke sulmuar lirinë e Medias dhe duke u përfshirë në aktivizëm Social.
Mike Lë është një senator republikan konservator, mbështetës i Trump. Mbrojtja që ai i bën Viktor Orban të Hungarisë nuk është e panjohur. Në të shkuarën ky deputet është shfaqur ne mbështetje të perfaqesusve te PD apo partisë republikane shqiptare gjate krizës politike te viteve 2019- 2021, në kundërshtim të qartë edhe me vete linjen e administratës së parë Trump.
Senatorja nga Hampshire Jeanne Shahën theksoi me pas se vonesat në emërimin e ambasadorëve janë shqetësuese e me pasoja për sigurinë kombëtare. Për mungesë kuorumi mocioni i saj nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për Departamentit Amerikan te Shtetit në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri. Vetë presidenti amerikan Joe Biden riemëroi Kostelancik për të marrë këtë post, pasi për shkak të procedurave dhe përfundimit të kalendarit legjislativ të vitit të shkuar Kostelancik nuk u votua nga Senati Amerika së bashku me dhjetëra nominime të tjera për ambasador.
Emërimi tij u bllokua vitin e shkuar nga senatorët republikanë, një praktik e zakonshme kjo e betejave politike në Washington. David Kostelancik është një diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ai ka shërbyer edhe më parë në misionin diplomatik amerikan në Tiranë, përgjatë viteve 1992-1994 si përfaqësues i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në vendin tone.