Humb jetën një 50-vjeçar në një aksident në Berat

Shqipëria

Humb jetën një 50-vjeçar në një aksident në Berat

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Një aksident trafiku sot ka ndodhur në Berat, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.

Policia ka bërë të ditur se një 49-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

“Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë”.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat