Presidenti Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në Patos

Shqipëria

Presidenti Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në Patos

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 10:01
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, me ftesë të Bashkisë së Patosit, mori pjese dje në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” të zhvilluar në fshatin Zharrëz.

Kreu i shtetit u prit nga autoritetet lokale dhe banorët e mbledhur në këtë festë në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me të cilët bisedoi për rëndësinë e promovimit të traditave dhe vlerave të myzeqesë për ta bërë këtë zonë më të dashur për banorët e saj e më tërheqëse për turistët.

Presidenti Begaj gjithashtu vizitoi stendat e panairit ku ishin ekzpozuar produket bujqësore, punime artizanale, objekte etnografike, kuzhina tradicionale e zonës.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti përgëzoi mësuesit e të rinjtë e shkollave të zonës për punën e mrekullueshme në ngulitjen e dashurisë dhe krenarisë për rrënjët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat