Tre persona e dhunuan me sende të forta dhe i morën armën e shërbimit, kush është efektivi i “313”-ës!

Shqipëria

Tre persona e dhunuan me sende të forta dhe i morën armën e shërbimit, kush është efektivi i “313”-ës!

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Arbër Labi është efektivi i burgjeve, i cili mëngjesin e sotëm u godit me sende të forta nga 3 persona ende të paidentifikuar.

Efektivi, punonjës i burgut “313”, sapo kishte dalë nga banesa rreth orës 05:00, kur autorët e kanë dhunuar dhe pasi i kanë marrë armën e shërbimit janë larguar.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tre dëshmorët” në Yzberisht, zonën ku efektivi 36-vjeçar jetonte.

Arbër Labi është dërguar tek Trauma dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat