Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, ka nisur betejën ligjore.
Mësohet se deputeti Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.
Ligjvënësi demokrat po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.
Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.