Një 37 vjeçare është ndaluar nga policia e Tiranës për vjedhje.
Sipas policisë, kjo shtetase ka vjedhur shuma parash në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.
Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare, njofton policia.