Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Peshtan i Madh në Fier.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, ku dyshohet se 55 vjeçari është vetëvarur në tokën e tij.
“Ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në fshatin Peshtan i Madh, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në tokën e tij, shtetasi A. M., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia.