-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve shpalli në kërkim shtetasin V. M., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
36-vjeçari dyshohet se ka trafikuar një automjet nga Greqia në Shqipëri dhe ka falsifikuar dokumentacionet e automjetit.
Automjeti dhe dokumentacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.