Kosova merret shembull për të mirë në Shqipëri, lidhur me trajtimin e pacientëve

Shqipëria

Kosova merret shembull për të mirë në Shqipëri, lidhur me trajtimin e pacientëve

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Kosova u mor si shembull për të mirë në Shqipëri, të paktën për një pikë.

Kjo ndodhi gjatë konferencës “Zëra që sfidojnë sklerozën multiple”, ku aty pacientët e prekur nga skleroza multiple, por edhe të afërmit e tyre folën për vështirësitë që po hasin në dyert e spitaleve në Shqipëri.

Përfaqësuesit e shoqatës thanë se ka mungesë të vullnetit të shtetit për marrjen e masave, ndërsa krahasuan Shqipërinë me Kosovën.

“Numri i personave që marrin trajtim për sklerozë multiple është shumë i ulët. Por duhet vullneti i qeverisë. Kosova s’është çështje buxheti por më shumë çështje vullneti e ndërgjegjësimi. Kosova e ka përqindjen e trajtimit shumë më lart se në Shqipëri”, u tha aty, raporton A2 CNN.

Sipas shoqatave të pacienteve me sklerozën multiple, në Shqipëri janë 1 mijë e 800 persona që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë shifrat janë më të ulëta, afro 35 raste për 100 mijë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat