Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24 ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji por edhe reagimet që kanë ardhur pas vendimit.
Sa i takon Bashës, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vendimin për Salianjin, Gjekmarkaj u shpreh se me këtë veprim ai tregon se është pro disa personave që duartrokasin vendimet politike të një trupe gjyqësore politike të turpshme, tha Gjekmarkaj.
Më tej Gjekmarkaj u shpreh se me heshtjen e tij Basha ka treguar një akt pafytyrësie.
Agron Gjekmarkaj: Nuk e di nëse ka pasur bashkëbisedim personal me Salianjin, por është e turpshme që nuk reaguan në lidhje me këtë ngjarje.
Por atij i takonte një reagim publik i fortë, pro shoh ka nxjerrë bashkëpunëtorët e tij, ata pak që i kanë mbetur por të duartrokasin vendimet politike të një trupe gjyqësore politike të turpshme me vendime të turpshme mendoj se heshtja e tij është një akt pafytyrësie.