Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gjatë qëndrimit në New York ka takuar Aleks Soros dhe kanë bërë një fotografi së bashku.
Veliaj ka publikuar edhe një mbishkrim për foton e postuar në rrjetet sociale.
“Fraternitas omnia vincit”, shkruan Veliaj. Kjo frazë në latinisht do të thotë: “Vëllazëria pushton gjithçka”.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në SHBA së bashku me kryeministrin Edi Rama i cili po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.