Salianji në burg, "zgjohet" Lulzim Basha: Pazar i ndyrë Rama-Berisha

Shqipëria

Salianji në burg, "zgjohet" Lulzim Basha: Pazar i ndyrë Rama-Berisha

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga takimi

Kreu i demokratëve eurotlantikë Lulzim Basha ë kujtuar 24 orë pas burgosjes së ish-bashkëpunëtorit të tij në selinë blu Ervin Salianji.

Heshtja për burgosjen e Salianjit, Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Bashës: I pafytyrë! Nxori bashkëpunëtorët të duartrokasin vendimin

Reagimi i Bashës

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra.

Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor.

Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i'a dhanë vulën Berishës?

Këlliçi në takimin e Trump në Michigan: Një super energji pozitive dhe premtime konkrete

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat