Kreu i demokratëve eurotlantikë Lulzim Basha ë kujtuar 24 orë pas burgosjes së ish-bashkëpunëtorit të tij në selinë blu Ervin Salianji.
Heshtja për burgosjen e Salianjit, Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Bashës: I pafytyrë! Nxori bashkëpunëtorët të duartrokasin vendimin
Reagimi i Bashës
Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra.
Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor.
Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.
Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i'a dhanë vulën Berishës?
Këlliçi në takimin e Trump në Michigan: Një super energji pozitive dhe premtime konkrete
Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?
Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.