Boçi: Salianji i dënuar sipas kodeve mafioze, mosbindja civile do nisë të hënën në parlament dhe do shpërndahet në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Boçi: Salianji i dënuar sipas kodeve mafioze, mosbindja civile do nisë të hënën në parlament dhe do shpërndahet në gjithë Shqipërinë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 21:48
Luçiano Boçi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një intervistë në Ora News u shpreh se Salianji është dënuar sipas kodeve mafioze të organizatave të narko trafikut që kontrollojnë shtetin dhe drejtësinë.

Gjithashtu Boçi shtoi se mosbindja civile e opozitës do të nisë ditën e hënë në parlament dhe do shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Boçi: Salianji nuk është se u dorëzua edhe psikologjikisht para këtij akti të turpshëm të drejtësisë të një vendimi mafioz, të një dënimi politik nëpërmjet një procesi politik.

Është i burgosur politik dhe po respekton ato rregulla që ndoshta janë të kufizuara të lirisë.

Salianji është dënuar sipas kodeve mafioze të organizatave të narko trafikut nëdërkombëtare që kanë përfaqësuesit e tyre kudo në qeverinë shqiptare dhe kanë kapur dhe drejtojnë sot shtetin shqiptar.

Kanë kapur dhe drejtojnë sot edhe sistemin e drejtësisë.

Mos harrojmë që narkotrafikanti që Salianji denoncoi ishte i vëllai i ish ministrit të Brendshëm, i vëllai i komisarit politik të Reformës në Drejtësi, i vëllai i atij që sot drejton komisionin anti SPAK të themi që kontrollon drejtësinë nga pikëpamja e parlamentit dhe që dominon sistemin e drejtësisë i cili dëshmoi që mund ta përdorë atë sipas kodeve mafioze për të dënuar, për të eliminuar çdo kundërshtar sikurse këtë e ka dëshmuar edhe ai që ka mbi krye që është vetë kryeministri i cili nuk e ka fshehur qëndrimin e tij si njeri që kërkon me çdo kusht të eliminojë ata kundërshtarë politikë, të eliminojë PD-në.

Ne do vazhdojmë aksionin tonë politik shumë të fortë të mosbindjes civile.

Protestat do shpërndahen në të gjithë territorin e vendit.

Do shohim një situatë të mosbindjes civile, aksion që do nisë edhe në parlament dhe nga parlamenti i ditës së hënë do shpërndahet edhe përtej tij në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat