“24 orë në heqje lirie”, Salianji mesazh të fortë: Kam të gjitha energjitë për të dalë triumfues

Shqipëria

“24 orë në heqje lirie”, Salianji mesazh të fortë: Kam të gjitha energjitë për të dalë triumfues

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:23
Ervin Salianji

Pas 24 orësh heqje lirie, teksa ndodhet në burgun e Fierit, pas dënimit nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, ka reaguar Ervin Salianji.

Ai shprehet se mbështetja dhe forca që ka marrë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Salianji shprehet se vendi është në luftë ndaj së keqes (duke iu referuar maxhorancës), duke thënë se Shqipëria do çlirohet nga regjimi.

Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat