Për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, temperaturat në Shqipëri pritet të ulen me disa gradë, krahasuar me ditët e fundit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.