“Më dërgo video intime”/ Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari shqiptar, akuzohet për përndjekjen e një vajze

Shqipëria

“Më dërgo video intime”/ Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari shqiptar, akuzohet për përndjekjen e një vajze

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi akuzohet për përndjekje ndaj një vajze.

Policia thotë se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa i ishte caktuar masa e arrestit me burg për veprën penale të “Përndjekjes”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky person, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime.

Njoftimi i Policise

Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i akuzuar për përndjekje.

Operacioni “Para drejtësisë”, 33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat