Ministri Hasani në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime

Shqipëria

Ministri Hasani në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:41
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka vizituar ditën e sotme Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, gjatë qëndrimit të tij në SHBA.

Ministri bënë m dije se në këtë Konsullatë, për periudhën janar-shtator janë ofruar 2600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Haëai e Bahamas.

“107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën”, shkruan ministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat