Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar me forcë pas arrestimit të Ervin Salianjit, duke kërkuar që ambasadorët të shprehen për situatën politike në Shqipëri.
Boçi shprehet se kryeministri rama po përdor taktika ligjore për të arrestuar kundërshtarët politik duke rrezikuar demokracinë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka reaguar ashpër pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, duke kërkuar që ambasadorët e huaj të shprehen për situatën alarmante në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social facebook, Boçi thotë se Salianji është I vetmi deputet I arrestuar politik në europë.
“Ku jeni ju zotërinj ambasadorë? Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore. Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë.
Mekanizmi persekuetues i cili e realizoi burgosjen e tij është drejtësia 500 milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin.
Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:
Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike tek shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Evropës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumenta, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!”
“Po tani që me trupa gjyqësore politike Rama dënon Ervinin e jo vetëm Ervinin, pse denoncohet e vërteta e krimit dhe korrupsionit, pse heshtni ju zotërinj ambasadorë?!
Të nderuar Ambasadorë!
Detyra juaj kryesore është interesi i vendit që përfaqësoni.
Por njëherazi dhe mbrojtja e parimeve dhe standarteve demokratike të lidhura ngushtë me liritë politike e liritë themelore në një vend partner të BE.”
Boci gjithashtu ngriti shqetësimin për ndikimin e heshtjes së diplomatëve mbi demokracinë në vend.
“Prej kohësh heshtja juaj po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën.
Ka deformuar me metoda kriminale proceset zgjedhore, bashkëpunon me krimin hapur në të gjitha nivelet e format, ka grabitur pasuri, ka shpopulluar vendin e ka ndërtuar narkoshtet.”
Reagimi i Boçit vjen dy ditë pas arrestimit të Deputetit Ervin Salianji dhe një ditë pasi PD I ka dërguar dosjen salianji të gjitha kancelarive kryesore botërore.