Oltion Bistri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara

Shqipëria

Oltion Bistri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:09
Oltion Bistri

Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milionë euro në pronësi të Oltion Bistri, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Sipas SPAK, ndaj Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë sekuestruar pasuri përfshi  22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat