Një aksident raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ky ka mbetur e plagosur një grua.
Sipas informacioneve paraprake, një 47-vjeçare duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi të dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Mësohet se ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.